Bërnabiç Perëndimit: Mos na tregoni se për çfarë mund të flasim e për çfarë jo!

Mos i humb

“Mos na tregoni ju neve se për çfarë ne mund apo nuk mund të flasim. Ne e dimë për çfarë mund të flasim e për çfarë nuk mund të flasim. Ju nuk mund të na vendosni ju vijat e kuqe”, ka “porositur” Bërnabiç.

“Vijat e kuqe vetëm mund të pengojnë, na lejoni të shohim se a mund të arrijmë deri te ato, si Beogradi dhe Prishtina, dhe nëse vjen deri te ndonjë marrëveshje, atëherë dëgjoni e na thoni, kjo bën, kjo nuk bën”, ka ilustruar Bërnabiç.

“Kjo është e pamundur që ne si Serbi, të jemi të gatshëm të flasim me përfaqësuesit të Kosovës, ndërsa dikush prej së largu na thotë, për këtë nuk mund të bisedoni”, është ankuar Bërnabiç.

“Është absolutisht e pasaktë se Brukseli di, se Uashingtoni di, se të gjithë dinë përveç qytetarëve të Serbisë cili është propozimi i Beogradit për Kosovën”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç dhe ka theksuar se “të gjithë e dinë atë që e dinë edhe qytetarët e Serbisë, dhe kjo është se jemi të gatshëm për kompromis”, dhe se në këtë moment “vijat e kuqe vetëm mund të na pengojnë”.

“Nuk ekziston asnjë plan konkret me të cilin qytetarët mund të njoftohen. Ajo që është me rëndësi dhe çfarë ne përsërisim është se ne jemi të gatshëm për kompromis. Kompromisi është që të dyja palët të fitojnë diçka dhe dyja palët duhet të humbin diçka. Në këtë situatë ne dëshirojmë të shohim se edhe pala tjetër, pala e Kosovës, është e gatshme për këtë”, iu ka thënë Ana Bërnabiç gazetarëve në Oksford.

Kryeminstrja serbe ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë “për çfarëdo lloj kompromisi”.

Në këtë moment nuk kemi dokumente konkrete në tryezë. Mendojmë a mund të arrijmë deri te ndonjë kompromis, por tani jemi shumë larg të mund të themi se do të vijmë deri te ai, kur të vijmë deri te ai, atëherë do t’iu prezantojmë qytetarëve të Serbisë, ka thënë ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit