Betohet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini

Mos i humb

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini u betua sot në Presidencë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini  në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit