Betohet presidenti i ri i Ukrainës

Mos i humb

Volodymyr Zelensky sot dha betimin dhe me këtë edhe zyrtarisht mori postin e presidentit të ri të Ukrainës.

Zelensky në adresimin e parë para Parlamentit premtoi se do t’i jap fund konfliktit në lindje të vendit kundër separatistëve që mbështeten nga Rusia dhe se menjëherë do të shpërndajë Parlamentin, të cilin e cilësoi si një grup i cili është i interesuar vetëm për pasurimin e vetes.

Para se të njoftonte shpërndarjen e Parlamentit, që ishte një nga premtimet e tij parazgjedhore, 41-vjeçari, ylli i dikurshëm televiziv Zelensky hodhi poshtë disa rite tradicionale të politikës ukrainase, siç ishte kortezhi në ditën e inagurimit, kur deri tek shtëpia ligjvënëse ecte përmes parkut i rrethuar me truproje duke përshëndetur qytetarët.

Ai poashtu kërkoi nga Parlamenti miratimin e ligjit kundër pasurimit të paligjshëm dhe të mbështesë propozimin e tij për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, shefin e shërbimit të sigurimit dhe kryeprokurorin. Të gjithë këta janë aleat të ish-presidentit Petro Poroshenko, i cili humbi zgjedhjet presidenciale.

Në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar Zelensky mori 73 për qind të votave.

Ai me vite ka aktruar rolin e presidentit të Ukrainës në një ‘show’ të popullarizuar televiziv.

Zelensky edhe fjalimin e tij para Parlamentit e përfundoi duke rikujtuar karrierën e tij si komedian.

“Tërë jetën kam bërë çmos për t’i bërë ukrainasit të qeshin”, tha me buzëqeshje, Zelensky dhe shtoi: “Në pesë vitet e ardhshme do të bëjë çmos që ukrainasit të mos qajnë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit