Biden njofton dërgimin e një mbrojtjeje të re ajrore për Ukrainën në samitin e NATO-s

Mos i humb

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë gjatë një ceremonie në Uashington e cila shënon 75-vjetorin e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

“Unë po shpall dhurimin historik të pajisjeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Biden në një fjalim para udhëheqësve dhe zyrtarëve të mbledhur.

Biden dhe disa liderë të tjerë të vendeve të NATO-s deklaruan se “dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore që do të dorëzohen në muajt e ardhshëm”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit, u bëri thirrje vazhdimisht aleatëve ndërkombëtarë që të ofrojnë më shumë sisteme mbrojtëse si Patriotët e prodhuar nga SHBA për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën ukrainase nga sulmet ruse.

Ai falënderoi NATO-n dhe veçanërisht presidentin Biden.

‘’Sisteme të tilla mbrojtëse do të ndihmonin në shmangien e llojit të sulmit brutal që vrau disa njerëz brenda dhe përreth një spitali për fëmijë në Kiev të hënën’’, theksoi Zelensky.

Deklarata e përbashkët nga Biden dhe udhëheqës të tjerë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili tha se ‘’sistemet e reja do të përfshijnë bateri moderne ‘Patriot’, të cilat mund të rrëzojnë aeroplanë dhe raketa armike shumë dhjetëra kilometra larg’’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit