Një palestinez u është nënshtruar plagëve të marra si pasojë e plagosjes pas ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestave kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds më 14 maj në kufi të Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref El-Kudra në një deklaratë për AA tha se ka rënë dëshmor edhe palestinezi Muhammed Naim Hamade (30), i cili është plagosur në protestat e mbajtura në kufirin verior të kampit të emigrantëve Cibaliya më 14 maj.
Ministria njofton se numri i personave që humbën jetën si pasojë e ndërhyrjeve të ushtarëve të Izraelit në protestat paqësore në kufirin e Gazës është rritur në 120 dhe se në këto incidente janë plagosur më shumë se 13 mijë palestinezë.
Pas deklaratës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 se ka njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe se do të zhvendosë ambasadën amerikane në Kuds, në një ceremoni zyrtare më 14 maj u bë hapja e ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-ve.
Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë marshe paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelit.
Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.


