Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 55-vjeçari në Durrës

Mos i humb

Një 55-vjeçar nga Durrësi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit