Bie numri i kosovarëve që udhëtojnë me tren

Mos i humb

Larg zhurmës së publikut, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 14 shkurt kishte udhëtuar për në Gjermani ku u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, shkruan Literal Media.

Kosova dhe Serbia u morën vesh për hekurudhën dhe autostradën që lidh këto dy shtete.

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës para mediave kishte deklaruar që nuk ka qenë i informuar për një marrëveshje të tillë, por siç duket këto informata i kishte pasur ish- kryeministri Ramush Haradinaj i cili publikoi një fotografi nga takimi informues me zyrtarët e Ministrisë.

Madje Haradinaj fajësoi Kurtin që ishte deklaruar ashtu dhe e kishte turpëruar Kosovën para ndërkombëtarëve.

E ndërkohë që marrëveshja për hekurudhë dhe autostradë mes Kosovës dhe Serbisë është arritur, Agjencia e Statistikave të Kosovës, pak ditë më parë ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit , TM4 2019.

Tutje, ASK krahason numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në tremujorin e fundit të vitit 2019.

‘Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2019, kemi pasur 1823 fluturime apo 2 % më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 528 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018) kemi rritje për 5.71 %’, thuhet në njoftimin e ASK-së

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit