Bie zjarr në një spital, humbin jetën 10 foshnje

Mos i humb

Raportohet se 10 foshnje kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në shtetin Maharashtra në perëndim të Indisë.

Policia indiane njoftoi se zjarri ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv për foshnjet e sapolindura të një spitali në qytetin Bhandara në shtetin Maharashtra.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 10 foshnje dhe u shpëtuan 7 të tjerë, bënë të ditur zyrtarët e policisë, të cilët informuan se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër i përjetuar në kontaktin elektrik.

Foshnjet që kanë humbur jetën thuhet se janë të moshës 1 deri në 3 muajsh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit