“Gati për 3 muaj”, Rama i jep porositë Subashit, tregon detaje për spitalin e ri në Fier që do ndërtohet nga Turqia: Si do bëhet menaxhimi

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i ka lënë porositë e fundit kreybashkiakut të Fierit, Armando Subashi sa i takon projektit më të fundit që do të jetësohet në këtë qytet, ku do të ndërtohet një spital i ri falë mbështetjes së qeverisë turke.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me Subashin, në prani edhe të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se ky spital do të ndërtohet për 3 muaj, ndërsa burimet njerëzore do të menaxhohen nga pala turke. Sipas tij ky spital do të shërbejë si një laborator i dijeve, ndërsa do të ofrojë shërbim shëndetësor për të gjithë jugun.

“Duhet të përcaktojmë një vend domethënës për spitalin rajonal të fierit, që do të jetë një pol tjetër i shëndetësisë, Nuk është vetëm transferim teknologjik, por burim dijesh. Do të administrohet nga burimet njerëzore nga Turqia. Burimet njerëzore, shefat e pavianëve, do të jetë me punonjës turk.

Do të jetë spital publik, pjesë e rrjetit të spitaleve të republikës se Shqipërisë. Burimet njerëzore do të administrohen nga vetë ata me të njëjtin sistem. Do të rekrutohen mjekët, infermierët me standardet e duhura. Do të shërbejë si një laborator i dijeve të transferuara. Do të realizojë atë objektiv, që i shërbej popullit në të gjithë zonën e jugut.

Në vend që të ikin në Turqi, ata që e kanë fiksim se duhet të shkojnë atë, të mund të vijë këtu si të jenën në mes të Stambollit. Sfida e këtij spitali është se do të ndërtohet për 3 muaj. Duhet të përcaktojmë me urgjencë vendin.

Javën tjetër fillon puna. Vijnë të hënën njerëzit e ngarkuar nga jashtë, projekti po bëhet gati. Ne do t’i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. Kjo është detyra jote, kjo punë duhet të bëhet sa hap e mbyll sytë.

Ne do t’i vejmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje, kjo është detyra jone, duhet bërë sa hap e mbyll sytë, do ngrejë një skuadër me tre veta që të merren me këtë punë. Do ti shpërbejmë ne.

Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin. Po ta arrijnë ata këtë sfidë prej 3 muajsh, nëse nuk e arrijë, është nga ata, mos të jemi ne pengesë. Të shkojmë tani vendin ato që keni pikasur.

Ky duhet të jetë një spital i aksesueshëm nga të gjitha. Me pronarët e mundshëm do të bëjmë marrëveshjen e mundshme që ata të dakordësohen me ne që të na japin akses që të punojmë dhe më pas të merremi me procedurat e shpronësimeve.

Për shpronësimet e Levanit na i la Saliu mal ato raste, që nuk kishte asnjë dokument. Çdo ditë që shkon përtej angazhimin, jemi të detyruar që të paguajmë penallti.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit