Biel: 54 studentë dhe profesorë, në karantinë për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Dy paralele studentësh të kolegjit teknik në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës bashkë me mësimdhënësit e tyre janë vënë në karantinë si një masë parandaluese.

Arsyeja: e reja 21 vjeçe tek e cila është konstatuar koronavirusi, është studente e këtij kolegji.

Organi kantonal i menaxhimit e ka bërë këtë njoftim sot.

Masa e karantinës zgjat 14 ditë ose, deri më 12 mars.

45 studentë dhe nëntë mësues janë prekur, siç ka deklaruar një zëdhënës i Drejtorisë së Shëndetit në Bernë .

Të prekurit janë kontaktuar dhe udhëzuar individualisht.

Ata kanë reaguar me kujdes e maturi si dhe kanë treguar mirëkuptim për masën e marrë paraprake, ka shtuar zëdhënësi në fjalë

Rasti i 21 vjeçares është rasti i parë i konfirmuar i një infeksioni nga koronavirusi në kantonin e Bernës..

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit