Bilal Shkrepi kundër Skënder Bruçaj, mos përhap kot panik

Mos i humb

Pas deklaratës së bërë kundër Presidentit Turk Rexhep Tayyip Erdogan nga Kryetari i Komitetit Musliman të Shqipërisë z. Skënder Bruçaj duke i thënë se “Askush nuk mund të bëj si zot shtëpie tek shtëpia e tjetrit” kanë ardhur edhe reagime të shumta në lidhje me këtë deklaratë të dhënë në emisionin “JAVA” në RTSH me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli si dhe gazetarin investigativ Artan Hoxha, ku shprehu shqetësimin për qasjen e liderit turk, Rexhep Erdogan, ndaj shqiptarëve në rajon.
Një ndër ata që e kanë kundërshtuar fort dhe ka reagur është edhe Bilal Shkrepi, Avokat dhe një nga aktivitstë e hershëm myslimanë në Tiranë.
Në reagimin e tij të shprehur me anë të një statusi në facebook z. Shkrepi ngre disa pyetje në lidhje me deklaratën e kreut të KMSH- së Bruçaj.
“Fjalët e Skënder Bruçaj nuk më përfaqësojnë mua. Me cfare tagri Brucaj ben deklarate te tille dhe leshon nje alarm, nderkohe qe nuk eshte pjese e Keshillit te Sigurise Kombetare apo ndonje institucioni tjeter te sigurise ne vend?! Brucaj nese vertet deshiron ta ruaj Shqiperine nga nderhyrjet e huaja, aq sa mundet, te cliroje Komunitetin Mysliman te Shqiperise nga uzurpimi i gylenxhive. Nese nuk mundet, atehere le te ruaj figuren e tij duke dhene doreheqje prej detyres qe gylenxhite ia dhane. Brucaj dhe te tijet nuk duhet te harrojne se KMSH’ja eshte institucioni i myslimaneve shqipetare dhe jo i gylenxhive apo ndonje grupimi tjeter, ndaj heret a vone institucioni duhet dhe do u kthehet myslimaneve shqipetar per tu ndjere te gjithe te perfaqesuar drejte, denjesisht dhe ne menyre transparente brenda institucionit.” Shkruan Bilal Shkrepi.
Statusi i plotë i z. Bilal Shkrepi:
“Lexova nje deklarate te Skender Brucajt lidhur me nderhyrjet turke ne Shqiperi dhe ne vecanti te presidentit te Turqise.
Brucaj ne deklaraten e tij nuk i referohej ndonje rasti konkret si edhe nuk permendte ndonje argument per cfare deklaronte, te pakten per aq sa shkruhej nga deklarata e tij.
Me cfare tagri Brucaj ben deklarate te tille dhe leshon nje alarm, nderkohe qe nuk eshte pjese e Keshillit te Sigurise Kombetare apo ndonje institucioni tjeter te sigurise ne vend?!
Me cfare morali Brucaj qe e di sesi e kane ulur ne karrigen e kryetarit te KMSH’se flet per moral?!
Brucaj nese vertet deshiron ta ruaj Shqiperine nga nderhyrjet e huaja, aq sa mundet, te cliroje Komunitetin Mysliman te Shqiperise nga uzurpimi i gylenxhive.
Nese nuk mundet, atehere le te ruaj figuren e tij duke dhene doreheqje prej detyres qe gylenxhite ia dhane.
Brucaj dhe te tijet nuk duhet te harrojne se KMSH’ja eshte institucioni i myslimaneve shqipetare dhe jo i gylenxhive apo ndonje grupimi tjeter, ndaj heret a vone institucioni duhet dhe do u kthehet myslimaneve shqipetar per tu ndjere te gjithe te perfaqesuar drejte, denjesisht dhe ne menyre transparente brenda institucionit.
Nderkohe qe dobesia apo naiviteti i nje pjese te hoxhallareve shqipetar nuk duhet ta genjeje Brucajn dhe te tijet se mund ta mbajne KMSH’ne te uzurpuar dhe ta perdorin per interesat e tyre gjate.
Zoti e kthefte sa me pare KMSH’ne ne institucionin qe do te perfaqesoje drejt, denjesisht dhe ne menyre transparente gjithe myslimanet shqipetar dhe Shqiperine dhe mos e lente ne duart e mendjembyllurve perjashtues, pavarsisht rrymes a grupimit qe mund ti perkasin!”
/Rtv Islam/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit