Bilanci i natës së ”errët” në Athinë, 10 policë të plagosur dhe 16 të arrestuar

Mos i humb

10 policë mbetën të plagosur nga përleshja e dhunshme e orëve të mbrëmjes në Athinë të Greqisë.

Një prej policëve është në gjendje të rëndë pasi u godit në kokë.

Sipas mediave greke, në protestë ka pasur rreth 6 mijë protestues, kryesisht ata të vetëquajtur ”anarkistë” dhe huliganë të ekipeve të ndryshme të Athinës.

Po ashtu dhjetëra automjete u dëmtuan gjatë dhunës fizike me molotov, sende të forta etj.

Protesta e paralajmëruar vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, dhe organizatorët kanë premtuar se do të rikthehen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit