Bilanci i tërmetit, 10 mijë banorë janë vendosur në çadra

Mos i humb

Mbi 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ndodhen në çadra. Ky është raporti që paraqiti Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, në mbledhjen e qeverisë.

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, ai pohoi se rreth 3 mijë banorë janë akomoduar në hotele.

Rreth 3600 banesa janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që rreth 90 banesa janë shembur. 6300 familje kanë përfituar bonus qiraje dhe janë dhënë rreth 900 leje për rregullime të banesave të dëmtuara. Sipas raportit janë dëmtuar 53 shkolla ku qarku më i goditur është Durrësi.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë i prekur nga tërmetit nuk do ta kalojë Vitin e Ri në çandër.

“Duhet të ndërtohen shkolla të reja, shumë më të mira nga ato që kemi pasur para tërmetit. Viti i ri do të nisë me shkolla të reja. Deri në fund të vitit 2020 të gjithë do të kenë shtëpi.  Asnjë familje nuk do e kalojë Vitin e Ri në çader. Duhet të nxirren sa më shpejt personat që janë në çadra, kryesisht ato në zonat rurale. Brenda 6 muajve do të kemi kaniterët e parë për lagjet e reja. Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Do të kemi një vleësim maksimal edhe për donatorët e vegjël”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit