“Bisedova me Vuçiç dhe Kovaçevskin për samitin e BE-së”, Rama: Duket se do dëgjojmë një tjetër “Jo”, çfarë duhet bërë atje?!

Mos i humb

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me samitin që do të mbahet në Bruksel më 23 qershor. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ka biseduar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama: Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!

 

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Më herët edhe  Vuçiç tha se pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar në mëngjes me video-lidhje me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit