Bixby i Samsung tani është në dispozicion edhe për fëmijët

Mos i humb

Jo vetëm që Bixby i Samsung ekziston ende, por po fiton veçori të reja. Kjo mund të tingëllojë “tronditëse” nëse mendoni se softueri ndihmës i kompanisë koreane ishte braktisur, ose të paktën nuk po zhvillohej më në mënyrë aktive.

Në fakt rezulton se Bixby është ende shumë “i gjallë”, dhe tani është në dispozicion edhe për fëmijët! Ky zhvillim emocionues vjen falë një përditësimi të ri, i cili aktualisht është duke u shfaqur. Pasi të instalohet kjo, Bixby do të fitojë aftësinë për të punuar me llogaritë e fëmijëve.

Fëmijët mund t’i bëjnë pyetje Bixbyt, të dëgjojnë storje, të lëshojnë muzikë dhe të luajnë lojëra. Bixby do t’u përgjigjet atyre me përmbajtje të përshtatshme për moshën e fëmijëve.

Reklama

Për ta bërë këtë të funksionojë, do t’ju duhet të krijoni një grup për familjen tuaj përmes llogarisë suaj Samsung.

Më pas mund të konfiguroni llogaritë e fëmijëve që mund t’i përdorin në pajisjet Samsung dhe pasi ta bëni këtë, fëmijët mund të përfitojnë nga Bixby.

Bixby për fëmijët momentalisht është në dispozicion vetëm në tregun amerikan dhe jug-korean, dhe në të ardhmen gradualisht do të jetë në dispozicion edhe tek shtete të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit