Biznesmeni i peshkut lëshon gojën: Fermerët janë barbona, protestojnë kot

Mos i humb

Biznesmeni i peshkut Gjergj Luca ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj fermerëve të cilët kanë zhvilluar së fundmi proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Luca që njihet për afërsinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, ka thënë gjatë prezantimt të buxhetit për sektorin e peshkatarëve, se fermerët janë barbona dhe mosmirënjohës ndaj qeverisë Rama.

Kjo për arsye sipas Lucës se qeveria ka dhënë për fermerët 200 milionë euro në 4 vite.

Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna...(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme” tha Luca.

Ndërkohë nuk pati asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë ofenduese të biznesmenit, që ndodhi në sytë e kryeministrit, por edhe opinionit publik për shkak të transmetimit live.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit