Bjellorusi, presidenti Lukashenko fiton zgjedhjet presidenciale

Mos i humb

Presidenti aktual i Bjellorusië, Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave.

Para gazetarëve në kryeqytetin Minsk, kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Bjellorusisë, Lidia Ermoshina, tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vendit ishte 84,23 për qind dhe se rezultatet konsiderohen “të vlefshme”. 

Megjithatë, kundër rezultateve protestuan kandidatët e opozitës të mbështetur nga mijëra njerëz që dolën në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”. 

Protestuesit ngritën zërin kundër qeverisjes së Lukashenkos, qëndrimit të tij të gjatë në pushtet, si dhe për të shprehur revoltën ndaj ekonomisë së paaftë dhe trajtimit të dobët të situatës së koronavirusit të ri (COVID-19).

Mbrëmë, dhjetëra persona u arrestuan në protesta, policia përdori plumba gome dhe granata të zëshme për të shpërndarë demonstruesit.

Lukashenko ka shpërbyer si president i vendit që nga viti 1994, pasi në vitin 2004 hoqi kufirin e qëndrimit të një presidenti në detyrë më së shumti dy mandate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit