Bledi Çuçi i tregon “dhëmbët” gazetarit: Nëse s’je komod këtu mund të largohesh

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dalë sot në një konferencë për mediat pas ngjarjeve të rënda në vendin tonë, që lanë pas 8 viktima.

Ai tha se policia nuk mund të ndjek makinat që ecin me shpejtësi apo edhe zënkat mes fqinjëve në orët e vona të natës.

Ndërkohë Çuçi iu përgjigj me batutë pyetjes së gazetarit Julian Kasapi, i cili tha se ‘ishte pyetja e fundit’ për të.

Për t’i treguar se kush e drejtonte konferencën, ministri deklaroi se gazetari mund të largohej nëse s’ishte komod.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Julian Kasapi: Edhe një pyetje të fundit z.ministër…

Bledi Çuçi: Tani e fundit ose jo, e vendos unë, por ju po nuk jeni komod këtu… (qesh).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit