Blinken: Irani të shmangë përshkallëzimin e situatës

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry diskutuan për përpjekjet shumëpalëshe për të promovuar stabilitetin rajonal në Lindjen e Mesme, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

”Blinken përsëriti se një përshkallëzim nga Irani nuk do të përfitonte askënd në rajon”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të DASH-it.

Sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij egjiptian diskutuan gjithashtu “përpjekjet e vazhdueshme për të rritur ndihmën humanitare” në Rripin e Gazës, “për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të arritur një armëpushim të menjëhershëm që siguron lirimin e të gjithë pengjeve izraelite”.

”Blinken ra dakord me Shoukry për nevojën për të vazhduar koordinimin e ngushtë me Egjiptin se si të avancohet rruga drejt një shteti palestinez me garanci sigurie për Izraelin”, shton DASH-i.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit