Rrumbullaku: Fatkeqësisht mes tyre edhe policë

Mos i humb

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat ka zbuluar të dhënat lidhur me operacionin e gjerë, në sajë të të cilit është goditur një grup i strukturuar kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht.

Ai tha se hetimi ka nisur një vit më parë, dhe se janë vënë në pranga 24 persona, e dy të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.

Ai tha se SPAK dhe GJKKO ka caktuar për disa prej tyre arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje.

“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie.

Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.

Rrumbullaku: Në raport me hetimin nga Prokuroria e Posaçme nuk ka përplasje dhe përballje me hetime të tilla, të vijojë hetimin nëse ka elementë apo individë të përfshirë, kam dijeni për një hetim të tillë. Është referim i Policisë, kërkoj të jeni objektiv me punën dhe kontributin me strukturat policore, për sa i përket rendit dhe sigurisë, gjithsecili prej jush, unë jam i qetë të vazhdoj punën time, cilido sadopak i përfshirë, të gjitha organet e policisë për të cilën vënien para drejtësisë. Bëni balancën me rendin dhe sigurinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit