Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Filipinet se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë vendin nëse sulmoheshin në Detin e Kinës Jugore, ku Kina dhe SHBA  janë në një garë për influencën në territor, duke kërkuar të zbusë shqetësimet rreth shtrirjes së angazhimit të SHBA-së për një traktat të mbrojtjes reciproke.

Në takimet në Manila me  Presidentin e ri Ferdinand Marcos të dominuara nga diskutimi mbi tensionet e SHBA-Kinë lidhur me vizitën në Tajvan të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, Blinken tha se një pakt 70-vjeçar i mbrojtjes me Filipinet ishte “i hekurt”.

 “Një sulm ndaj forcave të armatosura, anijeve publike dhe avionëve të Filipineve do të angazhojë menjherë një mbrojtje  reciproke të SHBA-së sipas atij traktati. Filipinet janë një mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara”, tha Blinken.

Filipinet janë një pikëmbështetje e rivalitetit gjeopolitik midis SHBA-së dhe Kinës ndaj Marcos përballet me një sfidë të ndërlikuar në balancimin e lidhjeve midis dy fuqive të mëdha.

Marrëdhëniet SHBA-Filipine u tronditën nga hapat e paraardhësit Rodrigo Duterte ndaj Kinës, retorika e tij e famshme anti-SHBA dhe kërcënimet për të ulur nivelin e lidhjeve të tyre ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit