Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mori pjesë sot në takimin me një grup prej rreth 100 të rinjsh që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.
Sekretari Blinken mbërriti sot në vendin tonë ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë dhe të ambasadës amerikane.
Pas takimit në Presidencë me Presidentin Begaj, Blinken zhvilloi takimin me të rinjtë shqiptarë ku ai mbajti fjalim në aktivitetin e të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
Më pas në axhendë, Blinken ka takim me Kryeministrin Rama dhe një dalje të përbashkët për mediet.


