Bllokohet sërish mbledhja e Komisionit të “Zgjedhores”

Mos i humb

Edhe këtë të Premte, për herë të dytë, dështoi mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ishin deputetët e opozitës ata të cilët nuk lejuan zhvillimin e punimeve duke u ulur në karriget e kolegëve të mazhorancës.

Këta të fundit, janë detyruar më pas të largohen nga Kryesia e Kuvendit.

47 deputetë opozitarë i  kanë drejtuar një shkresë dje Kryetares së Kuvendit për ndryshimin e përbërjes së komisionit, me argumentin se 2 bashkëkryetarët aktualë Damian Gjinkuri dhe Enkeled Alibeaj nuk kanë dhënë asnjë rezultat prej 22 muajsh.

Sot, në prononcim për mediat, deputetët Ervin Salianji dhe Oerd Bylykbashi hodhën akuza ndaj mazhorancës, duke theksuar se ata nuk e duan realizimin e reformës zgjedhore dhe se gjithë kjo situatë është “teatër”.

“E patë edhe sot një teatër tjetër. Nga shtatë deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin me votat e mazhorancës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje.

Edhe sot u bojkotua mbledhja siç është bojkotuar prej dy vitesh me radhë.

E patë teatrin dhe nënqeshjen e përfaqësuesve të mazhorancës kanë dy vite që nuk bëjnë asnjë gjë, nuk duan reformë zgjedhore, e thanë hapur në mbledhje që do të gjejnë forma të tjera se si ta bëjnë reformën, por jo reformim zgjedhor, por si të adresojnë problematikat që ka adresuar Gjykata Kushtetuese.

Praktikisht thanë prapë që do përpiqen të gjejnë vota për t’i bërë zgjedhjet kushtetuese sepse nuk mund të ketë zgjedhje.

Zgjedhjet janë antikushtetuese me këtë kod zgjedhor që është sot.

Kjo është situata.

Kjo është tallja që bëhet me qytetarët”, deklaroi Salianji.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit