Bllokoi rrugën me “Benz” dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 33-vjeçari në Has

Mos i humb

HAS– Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit pasi me “Benz-in” e tij ka bllokuar rrugën dhe ka penguar qarkullimin e lirë të mjeteve.

Ai po ashtu nuk i është bindur urdhërit të policisë për të zhvendosur makinën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi në rrugën “Demokracia”, në Krumë, ka bllokuar rrugën me automjetin tip “Benz”, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”– njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit