Bllokuan sallën dhe penguan seancën, PS kërkon masë disiplinore për 26 deputetë

Mos i humb

Partia Socialiste ka kërkuar të merret masë disiplinore për 26 deputetë të opozitës, me arsyetimin se penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje.

Kërkesë-për-marrje-mase-disiplinore

Socialistët kërkojnë mbledhjen e sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën për vlerësimin e masës disiplinore për deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Seanca e sotme plenare u shtyrë, pasi salla u bllokua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Berisha tha që sot, “deputetët e opozitës fillojnë qëndresën e tyre permanente”.

Ashtu sikurse paralajmëruan në mbledhjen e grupit dy ditë më parë, Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan në mëngjes sallën e Kuvendit. Ata përmbysën karriget e ministrave, ndërsa nga Foltorja ish-kryeministri doli live në “Facebook”, ku tha se nuk do të lejojnë më që Kuvendi të jetë institucion vasal i Edi Ramës.

Për pasojë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj njoftoi shtyrjen e seancës plenare dhe socialistës dolën jashtë. Në Kuvend u fikën dritat, por demokratët vazhduan të qëndrojnë në errësirë.

Berisha tha për mediat se nuk ka kthim pas.

“Edhe 46 deputetë  po të përjashtohen, ne nuk do të dorëzohemi. Hapi konkret filloi tani. Tërheqje nuk ka më. Nuk e njohim vendimin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit