Boko Haram sulm me bombë në Nigeri

Mos i humb

Në një sulm me bombë të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë, shtet në Afrikën Perëndimore, kanë humbur jetën 9 ushtarë.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se në sulmin e organizatës Boko Haram ndaj forcave të sigurisë në rajonin Gajiram pranë provincës Borno, 9 ushtarë kanë humbur jetën, kurse 2 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë marrë nën trajtim në spitalet e rajonit. Në përleshjet pas sulmeve në mes të ushtarëve dhe të militantëve, një numër i madh të pjesëtarëve të organizatës janë neutralizuar.

Boko Haram, e cila është aktive në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, nisi organizimin e akteve të dhunës masive në vitin 2009, kur lideri i saj Muhammed Yusuf vdiq teksa ishte në arrest.

Qindra mijëra njerëz detyrohen të migrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit