Bora mbulon Zvicrën, saktësisht në ditën e parë të dimrit meteorologjik

Mos i humb

Pikërisht në ditën e fillimit meteorologjik të dimrit, në pjesën më të madhe të Zvicrës bora ka filluar të bjerë edhe në fusha.

“Tashmë ka më shumë borë në Cyrih se në gjithë dimrin e kaluar”, është shkruar nga “Meteonews” në Twitter.

Trashësia e borës në mëngjesin e sotëm, e matur në ultësira, ka qenë midis katër dhe gjashtë centimetra, njofton Meteoschweiz, Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji.

Për shkak të borës, ka gjithashtu një rritje të nivelit të rrezikut në trafikun rrugor.

Sipas “Meteonews”, një përzierje e borës, shiut dhe kokrrave të akullit krijon një “rrezik akut të rrëshqitjes” në rrugë dhe trotuare.

Gjatë ditës, linja e borës pritet të rritet në rreth 500 deri 600 metra mbi nivelin e detit. Ndërkaq në jug të vendit, moti vazhdon të jetë i butë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit