Gënjeu për Iphone/ Italia, gjobë “të çmendur” apple-it

Mos i humb

Italia e ka gjobitur Apple-in me 10 milionë euro për shkak të disa pretendimeve të konsideruara si mashtruese nga klientët të cilëve u janë shitur Iphone me pretendimin se janë rezistentë ndaj ujit.

Reklama që u ishte bërë modeleve të fundit ishte se rezistonin deri në 30 minuta në ujë në një thellësi që varion nga 1 deri në 4 metra. Por ndërkohë, rezultoi se rezistenca në fjalë vlente vetëm për një ujë shumë të pastër në kushte laboratorike, dhe jo në rrethanat normale të përdorimit. Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut u shpreh se fakti që kompania nuk i mbulonte dëmet e shkaktuara pavarësisht pretendimeve për rezistencë të aparatit ndaj ujit, ishte një praktike “agresive”.

Pretendimet në fjalë vlenin për disa modele që nisnin nga Iphone 8 e deri tek iphone 11. Sipas autoritetet, edhe vetë reklama që e tregon iphone gjatë kontaktit me ujin, është keqorintuese, ndërsa kompania nuk sqaronte qartë as llojin e garancisë së cilës I referohej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit