Borrell: Bota dështoi për zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

Mos i humb

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se bota ka dështuar në përpjekjet për të vendosur një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët.

“Bota ka dështuar keq”, tha sot Borrell në Pekin duke vënë në dukje se nuk ka pasur sukses për një zgjidhje me dy shtete në 30 vjet.

Ai gjithashtu pranoi se ndërsa dy shtete të veçanta janë një objektiv i dëshirueshëm për izraelitët dhe palestinezët në të ardhmen, ai nuk do të zgjidhë konfliktin aktual të nisur fundjavën e kaluar.

Luftëtarët e Hamasit kryen masakra të shtunën e kaluar, duke vrarë më shumë se 1 300 persona në qytetet kufitare izraelite dhe në një festival muzikor, dhe duke plagosur 3 391.

Izraeli është përgjigjur me një bombardim të rëndë ajror të Gazës. Më shumë se 1 900 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7 696 janë plagosur në sulmet izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Borrell foli në kryeqytetin kinez me ministrin e Jashtëm Wang Yi për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

“Tani për tani ne jemi dëshmitarë të një situate të rëndë humanitare në Gaza”, tha Borrell.

Ai përsëriti mbështetjen e tij për qëndrimin e OKB-së, duke u distancuar publikisht nga thirrja e ushtrisë izraelite për një evakuim masiv të Gazës veriore.

”Kaq shumë njerëz nuk mund të niseshin në një hapësirë kaq të shkurtër kohore, është thjesht e pamundur, nuk mund të lëvizësh një vëllim të tillë njerëzish,” tha Borrell.

I”zraeli ka të drejtë të mbrohet”, tha ai, duke shtuar se ”kjo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

I pyetur nëse ai i kishte bërë thirrje Kinës që të përdorte ndikimin e saj në Lindjen e Mesme, Borrell tha se të dy kishin diskutuar se çfarë mund të bënte secila për t’u marrë me situatën.

Kina po përpiqet të ruajë pozicionin e saj neutral dhe të mbajë marrëdhënie të mira me Izraelin dhe palestinezët.

Pekini nuk i ka dënuar sulmet e Hamasit, por ka kritikuar faktin që civilët kanë vdekur në konflikt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit