Borrell: Do të vlerësojmë të gjitha opsionet për mbizotërimin e demokracisë në Mianmar

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell tha se do të vlerësojnë “të gjitha opsionet që kanë” për mbizotërimin e demokracisë në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi rikujtoi se BE-ja e dënon ashpër puçin ushtarak në Mianmar, Borrell tha se zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 8 nëntor 2020 përbëjnë një pikë kthese të rëndësishme në kalimin e vendit në demokraci dhe se injorimi i rezultatit të zgjedhjeve është i papranueshëm.

Ai theksoi se pretendimet për mashtrime në zgjedhje duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugëve ligjore dhe administrative dhe se BE-ja është pranë popullit të Mianmarit në procesin e tranzicionit civil dhe demokratik.

Borrell i bëri thirrje ushtrisë së Mianmarit për lirimin e menjëhershëm të drejtuesve dhe politikanëve të arrestuar, për rivendosjen në funksion të telekomunikimit, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe ligjit, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hapjen e Parlamentit.

“BE-ja me vendet anëtare pret vendosjen e sigurisë për qytetarët e Mianmarit dhe do të vlerësojë të gjitha opsionet me qëllim për mbizotërimin e demokracisë”, tha Borrell.

Puçi ushtarak në Mianmar

Në Mianmar u rritën tensionet pasi në javët e fundit erdhën sërish në rend dite pretendimet se janë bërë mashtrime në numërimin e votave në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020. Pas protestave pro ushtrisë, Shtabi i Përgjithshëm më 28 janar i bëri thirrje qeverisë që të sqaronte pretendimet për mashtrime në zgjedhje.

Ushtria e Mianmarit më 1 shkurt mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, arrestoi presidentin Win Myint, ministren e Jashtme dhe lideren e vendit, Aung San Suu Kyi si dhe emra të tjerë kryesorë të partisë në pushtet Partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit