
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare ku është pritur nga homologu i tij kosovar, Rrustem Berisha.
Boshkoviç ka thënë që vizita shpreh partnerietin e mirë që ka Mali i Zi ka me Kosovën, ku ka theksuar se megjithatë nuk përzihen në çështjet e brendshme në Kosovë.
“Jam i lumtur që jam në Prishtinë me këtë vizitë të kontribuojë për kushte sa më te mira për promovimin për iniciativën e integrimit të vendeve në NATO.
“Në këtë mënyrë me Kosovën të jetë i pranueshëm bashkëpunimi jonë me vendet fqinjë në mënyrë që të ecim për BE.
Mali i Zi është avokat i mirë për regjionin, që të punojmë në reforma, si vend i vogël në Ballkan kemi bërë mjaft që të angazhohemi në NATO dhe BE dhe t’i mbështesim vendet tjera që të ulen tensionet dhe tani kemi një status sa më të mirë”.
“Përveç këtij takimi do të ngritet flamuri i Malit të Zi si pjesë e NATO-s dhe të jemi pjesë e KFOR këtu në Kosovë që të kontribuojmë si pjesë e NATO-s”.
Ministri malazez i Mbrojtjes i ka bërë thirrje t’i zgjidhin çështjet e brendshme ndërsa Mali i Zi do t’i ndihmojë vendet tjera e tjera për anëtarësim në NATO.
“Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinjë dhe presim qe këta në Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i Zi ka hapur derën që t’i ndihmojë vendet tjera për anëtarësim me NATO”.
“E kam komentuar këtë reagim nga Beogradi para së gjithash kjo është e motiveve të tjera, KFOR ka qenë pjesë këtu para se të bëhet Mali i zi anëtar, dhe ne e dimë se KFOR është garantus i paqes dhe sigurisë dhe fundja ne jemi vetëm , njofton Klan Kosova. “Mali i Zi i ka interesat e saj nacionale dhe kështu do të jetë pa ndonjë brengë”, ka thënë Boshkoviç./Kosova Post/


