Boshnjakovski: Bisedohet me opozitën, nëse dështojnë zgjedhje të parakohshme

Mos i humb

Referendumi i së dielës shfaqi në mënyrë të qartë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë, ku mbi 600 mijë votues thanë “pro”, që do të thotë se deputetët tani do të duhet të respektojnë këtë vullnet, dhe tani qeveria pret nga deputetët opozitar ta respektojnë këtë qëndrim të qytetarëve. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë të cilin e shpalosi zëdhënësi i saj, Mile Boshnjakovski.

Në një konferencë për mediat, bashkë me kolegun e tij Muhamed Hoxha, Boshnjakovski tha se procesi tashmë është në duart e Kuvendit, i cili do të duhet të sigurojë dy të tretat e deputetëve (81) që të mund të zbatojë marrëveshjen e arritur me Greqinë, pjesë e së cilës janë edhe ndryshimet kushtetuese.

Ai nuk dha detaje mbi një takim të përfolur Zaev-Mickovski, sepse siç tha është një çështje politike, ndërsa mbi planet për zgjedhje të parakohshme, tha se qeveria këmbëngul dhe është e fokusuar të sigurojë 81 deputetë.

“Qëndrimi ynë si qeveri është i qartë, bisedime me deputetët dhe sigurimi i 81 votave. Natyrisht, nëse shteren këto mundësi, atëherë do të shkojmë me veglën e dytë, siç ndodhë në të gjitha demokracitë, që janë zgjedhjet e parakohshme”, ishte i prerë Boshnjakovski.

Zëdhënësi Hoxha, nga ana e tij informoi se me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit, miratoi informacionin për nevojën e themelimit të një grupi ndërsektorial i cili do të propozoj modelin për reforma në sistemin e sigurisë dhe zbulimit bashkë me një plan për themelimin e tij, për çka ministri i Brendshëm ka afat tre ditor të dorëzoj në qeveri propozim-vendimin për themelimin e këtij grupi i cili do të prezantojë modelin reformues./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit