Bosnja dhe Hercegovina reagon pas vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën

Mos i humb

Pas Serbisë, edhe Bosnja dhe Hercegovina ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës deri në 100 për qind për produktet që importohen nga këto dy shtete.

Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë së Bosnjës, Mirko Saroviç ka thënë se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Prishtina për rritjen e taksësMegjithatë,  sipas tij nëse ka ndodhur një gjë e tillë, atëherë kjo do të ishte goditja më e madhe për marrëveshjen e CEFTA-s.

“Nëse njëmend Kosova ka vendosur këto masa. Atëherë kjo është goditja më e madhe që i është bërë CEFTA-s ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, Këshilli i Ministrave të Bosnjës do të diskutojë për veprimin që ai e quan të njëanshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit