Bosnja reagon ndaj Kosovës për taksën ndaj produkteve boshnjake

Mos i humb

Vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës për produketet e Bosnjës që hyjnë në shtet nuk është pritur aspak mirë nga shteti fqinj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina.

Crnadak ka ftuar autoritetet e Bashkimit Europian të reagojnë ndaj vendimit të fundit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks shtesë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja është në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregtisë së lirë në rajon, gjithashtu edhe në kundërshtim me promovimin e raporteve rajonale. Bosnja kundër këtij veprimi të Prishtinës do të reagojë edhe në mekanizmat e CEFTA-s, dhe do të kërkojë që ky vendim i Prishtinës të jetë në agjendën e radhës të takimit të ministrave të Punës së Jashtme që do të mbahet në Mal të Zi me 28 dhe 29 nëntor”, thuhet në reagimin e lëshuar nga MPJ e Bosnjës.

“Posaçërisht më shqetëson fakti se vendimi nga Prishtina nuk vlen për gjithë rajonin por vetëm për dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që i jep dimension shtesë këtij vendimi”, shtoi ai.

“Shpresoj që vendimi nga zyrtarët e Prishtinës të sjellë reagim nga Bashkimi Europian, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë”, përfundoi Crnadak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit