Bozdag: Askush nuk mund të gjykojë sinqeritetin e Turqisë në luftën kundër DEASH-it

Mos i humb

Zv/kryeministri i Tuqisë, Bekir Bozdag deklaroi se “askush nuk mund të gjykojë vendimin, sinqeritetin e Turqisë në luftën kundër DEASH-it”.

Në një vlerësim për çështjet e rendit të ditës në kanalin A Haber, Bozdag theksoi se objektivi kryesor në të cilin është përqendruar Turqia është pastrimi i rajonit të Afrinit nga organizatat terroriste dhe terroristët si dhe të bëjë rajonin një rajon të sigurtë.

Lidhur me propozimin Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për krijimin e një zone të sigurtë prej 30 kilometra në Afrin, Bozdağ tha se çështjen për zonën e sugrtë Turqia e ka potencuar që prej vitesh. Ai shtoi se askush nuk duhet të ngurrojë, apo të ketë shqetësime sepse operacioni do të vazhdojë deri kur të arrijë objektivin dhe të rezultojë me sukses.

“Çështja e zonës së sigurtë është në çështje që do të flitet veçmas. Nuk është një temë që do të flitet për të ndalur apo për të përfunduar operacionin ‘Dega e Ullirit’. Turqia do të vazhdojë operacionin “Dega e Ullirit” derisa të arrijë në objektivin e saj siç është planifikuar”, tha ai.

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se SHBA i ka premtuar Turqisë se “terroristët e PYD/PKK-së nuk do të kalonin në perëndim të Eufratit”, zv/kryeministri Bozdağ tha: “A kaluan? Kaluan. Dhe, tani janë në një vend edhe më në perëndim të Eufratit. Atje ndodhen terroristët e PYD/YPG-së. Gjithashtu terroristë ka edhe në Munbixh”.

Bozdağ ka bërë të ditur se SHBA vazhdon të furnizojë me armë PYD/YPG-në. “Ky operacion nuk ishte një preferencë e Turqisë, por një operacion që Turqia është e detyruar ta ndërmarrë. Pasi nuk ka marrë rezultat duke i provuar deri në fund të gjitha rrugët diplomatike Turqia atëherë vendos vetë ashtu si ka vepruar edhe sot përballë kujtdo që kërcënon sigurinë e saj kombëtare”, thekson Bozdag.

– “Rruga është shumë e lehtë nëse SHBA kërkon të solidarizohet me ne”

“Tashmë koha e imponimit të fjalës ka përfunduar, tashmë është koha e veprave. Rruga është shumë e lehtë nëse SHBA kërkon të solidarizohet me ne. Duhet të ndalë furnizimin me armë, t’i mbledhë armët që ka dhënë dhe t’u thuhet terroristëve të PYD/YPG-së ‘Mos luftoni me Turqinë, ndaluni dhe tërhiquni në lindje të Eufratit”, tha Bozdag.

Duke vënë theksin se DEASH është organizatë terroriste dhe ndaj saj po zhvillohet luftë efektive, Bozdag tha se “Turqia është vendi që ka zhvilluar luftën më efektive kundër DEASH-it. Gjithashtu Turqia pas Sirisë dhe Irakut është vendi që është dëmtuar më shumë nga terrorizmi i DEASH-it. Për këtë arsye askush nuk mund të gjykojë vendimin, sinqeritetin e Turqisë në luftën kundër terrorizmit të DEASH-it”.

Në vijim ai tha se Turqia do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit deri kur ajo të sigurojë sigurinë kombëtare, sigurinë e qytetarëve të saj dhe me qëllimin për të parandaluar sulmet e tjera terroriste që do të shkojnë drejt perëndimit nëpërmjet Turqisë. “Ka një rrugë, duhet të ndërpritet mbështetja e dhënë për terroristët nëse qeveria e SHBA-ve nuk dëshiron të ndodhet përballë Turqisë për të cilën edhe ne si Turqi nuk e dëshirojmë”, u shpreh Bozdag.

Sipas tij, operacioni “Dega e Ullirit” do të vazhdojë derisa këto organizata terroriste të shkatërrohen plotësisht dhe terroristi i fundit të pastrohet. “Kur është përfundimi, momenti kur neutralizohet terroristi i fundit”, tha Bozdag./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit