Edhe Fisi, Albini nuk i beson Shpendit

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të përballet me krizën e shpërthyer disa javë. Së fundi po spekulohet një ftohje raportesh ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.

Për këtë të fundit, vet Fisnik Ismaili, anëtar dhe deputet i kësaj partie, ka provuar ta sqarojë nëpërmjet një reagimi në facebook, ja postimi i plotë:

“Për hir të korrektësisë edhe të vërtetës, Liburn:

Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave.

Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?

7 vjet pune, përkushtimi e dashnije, edhe me ia përmendë Dellin prapë?

Prandej jo, Liburn. Albini as nuk e mohoi që ka thanë, as nuk na bindi qaty që i beson Shpendit.

Të lutem mos e përdor Shpendin si mjet në betejën tande me Molliqajn. Të paktën jo në qet rast, kur po del se ky i fundit s’paska rrejtë. Inçizimet e mledhjes janë.

Për ma tepër, edhe vetë Shpendi tha që e ka dëgjue këtë edhe prej njerëzve të tjerë të afërt me Albinin.

Shpendin lene rahat, se nëse dikush në qat Lëvizje i ka dhanë zor me e mbajtë bashkë, është pikërisht ky njeri, pavarësisht sa gjanat e padrejta për të po del se janë thanë e mendue.

Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s’reagon ai.”/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit