Bozdag: Turqia regjistron qasjet e Greqisë ndaj puçistëve

Mos i humb

 

 

 Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdağ, kritikoi qasjen e Greqisë në lidhje me ushtarët puçistë të arratisur.

Reagimi i Bozdağ erdhi pasi u rikujtua nga gazetarët gjatë një vizite në Yozgat se ministri grek i Mbrojtjes ka deklaruar se çështjen e puçistëve të arratisur do ta transferojnë në instanca të NATO-s pas një deklarate nga zëvendëskryeministri turk.

“Turqia ka kërkuar ekstradimin e këtyre personave që janë përfshirë në grusht shteti dhe që janë puçistë dhe anëtarë të FETO-s. Ligjet ndërkombëtare mes nesh urdhërojnë që Greqia të kryejë ekstradimin e tyre. Është shumë e qartë se këtu nuk ka liri veprimi. Provat janë shumë të fuqishme, por, megjithatë, Greqia nuk e ka bërë ekstradimin. Madje, ajo u dha të drejtën e azilit disave prej tyre. Ndërkaq, tani vërejmë se ka marrë disa masa të tjera për t’i mbështetur dhe mbrojtur këta”, tha Bozdağ.

“Janë tejet të pakëndshme këto qasje, të cilat janë në kundërshtim me ligjin e fqinjësisë dhe ligjin ndërkombëtar mes nesh. Turqia po e regjistron këtë qëndrim që ka marrë Greqia. Është mirë që Greqia të jetë në dijeni se Turqia po i regjistron këto. Kjo çështje nuk ka lidhje me NATO-n”, u shpreh Bozdağ.

Ai tha se çështja ka të bëjë mes dy vendeve dhe se autoritetet ligjore të Greqisë tashmë e kanë dhënë vendimin e tyre.

“Greqia apo cilido vend tejtër brenda territorit të tij, ka të drejtën të mbajë qëndrim ashtu si dëshiron, por kjo nuk do të pengojë luftën tonë kundër terrorizmit. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë”, shtoi zëvendëskryeministri i Turqisë, Bozdağ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit