Braçe nxjerr foton e deputetit të PD në Kuvend: Ja ku i keni, ministre!

Mos i humb

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka vijuar akuzat e forta edhe këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit, teksa ka folur për situatën në bujqësi.

Pas akuzave të forta ndaj qeverisë, Braçe ka nxjerrë në foltoren e Kuvendit edhe fotografinë e deputetit të PD, Luan Baçi, ndërsa i është drejtuar ministres, duke i thënë që të pyes se ku ka pirë e ngrënë ai mbrëmë.

“Këta janë ministre, këta këtu, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend e po ndihmojnë bujqit. Në fakt, këta po ndjekin politikën.

Dhe po ju them se ajo që ka ndodhur këtë vit me çmimin e shalqirit, është politike nga fillimi deri në fund.

Të tre ja ku i keni, po të doni pyetini, ku kanë pirë e kanë ngrënë dje në darkë.

Jo i madhi fare, i madhi i Donit, se ai ishte duke ngrënë peshk në hyrje të Lushnjes”, tha deputeti Braçe.

Më tej, deputeti socialist vijoi me akuza të forta ndaj ministres së Bujqësisë, teksa u shpreh se “Sa i takon kontratave, janë të lidhura nga 2013 deri në 2020. Mos kini asnjë dyshim se nuk kam asnjë kontratë të lidhur nën tavolinë.

Nuk çoj njeri në terren për të parë a ka toka të lira. Kontratat nuk prishen me një vendim të thjeshtë, sepse një vendim i tillë është goditur nga gjykatat. Kontratat që shikoni si deputet mund ti sillnit në zyrën time dhe t’i hulumtonim së bashku.

Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, tregtar dhe fermer e cila është një marrëdhënie e shenjtë, ju keni qenë zv.kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë, nuk mund ti shkojmë dot kundër sot. Kjo marrëdhënie patjetër ka nevojë për më shumë transparencë.

Ministria ka në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë.

Mund të punojmë bashkërisht që ta përmirësojmë këtë politikë, por nuk mund ti shkojmë kundër.

Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri.

Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private.

Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë.

Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri.

Karteli i grumbulluesve po I bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet dixhitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive.

Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit