Braimllari: Erion Veliaj duhet të bëjë transparente të ardhurat mbi taksën

Mos i humb

Nënkryetari dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës Endrit Braimllari deklaroi sot se Erion Veliaj duhet të bëj transparente të ardhurat mbi taksën e infrastrukturës arsimore, e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët ndihen të grabitur.

“Erion Veliaj propagandon me të madhe mbi ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.

Taksa e infrastrukturës arsimore fut në buxhetin e bashkisë Tiranë 45 milionë euro dhe deri në vitin 2022 duhet të ishin ndërtuar 17 shkolla ndërkohë rezultojnë vetëm 9 të ndërtuar.

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga Erion Veliaj tregon qartë se ai ka frikë nga e vërteta sepse këto para që qytetarët dhe bizneset i paguajnë për infrastrukturën arsimore në Tiranë nuk shkojnë të gjitha në këtë fushë por në xhepat e kryetarit të bashkisë.

Qytetarët ndihen të grabitur nga një kryetar bashkie që në filozofinë e tij ka mashtrimin dhe grabitjen e qytetarëve”, deklaroi Braimllari.

Braimllari
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit