Braimllari për inceneratorin e Tiranës: SPAK i ka në tavolinë provat

Mos i humb

Nënkryetar i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari deklaroi sot se “kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kundërshtim me ligjin rrëmbehu me vetëdije kompetencat e këshillit bashkiak duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, atribut ky që është vetëm i këshillit bashkiak dhe jo i kryetarit të bashkisë Tiranë”.

Në një deklaratë për mediet, Braimllari tha se SPAK i ka në tavolinë provat për të hetuar Veliajn.

“SPAK do duhet të shkojë sa më parë në Bashkinë e Tiranës, për të parë se si në raste të ngjashme, ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka dhënë këtë miratim, ndërsa Erion Veliaj ka firmosur në shpërdorim të pastër të detyrës, i nxitur nga egoja e sëmurë për mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve”, tha Braimllari.

Ai shtoi se, “Veliaj nuk mund të fshihet për rolin e tij shumë të errët në krimin e inceneratorit të Tiranës, edhe sepse, në Komisionin e Dhënies me Koncesion, dy përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu, të emëruar nga Veliaj vetë, kanë zbatuar në çdo hap porositë e kryetarit të tyre, dhe bashkarisht janë përgjegjës për përfshirjen e Bashkisë Tiranë në këtë skenë kriminale”.

Braimllari shtoi se SPAK i ka provat aty prej kohësh dhe nuk duhet të humbasë më asnjë moment për të vepruar, pasi çdo ditë që kalon, këto veprime kriminale kundër interesit publik dhe financave publike vazhdojnë dhe të dëmtuarit e vetëm janë qytetarët shqiptarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit