Braimllari: Strehimi, pamundësi sociale për mijëra familje të reja

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shprehu sot shqetësimin lidhur me programin e strehimit social në Tiranë.

Në një deklaratë për mediet, Braimllari tha se, “strehimi është bërë një pamundësi sociale për mijëra familje të reja, të cilat janë pa banesë”.

Sipas tij, kjo vjen, “jo vetëm për shkak të çmimeve të larta, të cilat shërbejnë për pastrimin e parave të pista, por edhe për shkak të vendimeve të paligjshme të Bashkisë së Tiranës për të nxjerrë të pabanueshme pallate me justifikimin se gjoja janë dëmtuar nga tërmeti, siç ndodhi në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat dhe tek njësia administrative numër 4”.

Ai u shpreh se, për këto Partia e Lirisë pasi ka vënë në dijeni me fakte dhe dokumente, SPAK-un.

Braimllari shtoi se, “Partia e Lirisë angazhohet për të kthyer llogaridhënien në bashki dhe Këshilli Bashkiak do të jetë një Parlament i vërtetë vendor, ku do të dominojë zëri i qytetarëve”.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit