Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë pasi tentuan të kalonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme disa emigranët të paligjshëm.
Njëri prej tyre, i cili drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar, por është larguar duke braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda!
Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij, i cili tentoi të arratisej në drejtim të Tiranës, me një automjet tip” Benz”, me drejtues shtetasin L. A.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi K. C. do t’i ndihmonte emigrantët e paligjshëm që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, ndërsa shtetasi L. A. dyshohet se kishte rolin e shoqëruesit, me automjetin e tij.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit K. C., 28 vjeç, banues në Krujë dhe L. A., 25 vjeç, banues në Krujë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.