Brazil, për 5 muaj në operacione policore u vranë mbi 700 persona

Mos i humb

Gjatë operacioneve policore në pesë muajt e parë të këtij viti, në Brazil janë vrarë më shumë se 700 persona.

Wilson Witzel, guvernator i qytetit Rio de Janeiro, tha se është normale rritja e numrit të vdekjeve gjatë veprimeve të policisë të drejtuara kundër grupeve kriminale.

Ai gjithashtu tha se ky numër ka gjasa të vazhdojë të rritet gjatë mandatit të tij.

Witzel konsideron se rritja e numrit të vdekjeve është rezultat i politikave të tij dhe luftës kundër terroristëve, kryesisht kundër grupeve të trafikantëve të drogës. Sipas tij, ata janë në një konflikt dhe kriminelët po testojnë kufijtë e policisë dhe qeverisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në pesë muajt e parë të këtij viti, në operacionet e policisë u vranë 714 persona. Ky numër vitin e kaluar ishte 1.534.

Witzel më herët pati deklaruar se kanë angazhuar snajperistë dhe se policisë i është lejuar që personat e dyshuar t’í qëllojnë në kokë ose trup.

Witzel, i cili mori detyrën në janar, është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kur bëhet fjalë për krimin, ashtu sikurse presidenti Jair Bolsonaro.

Në vitet e fundit, siguria në Rio de Janeiro është rrënuar për shkak të krizës financiare, si pasojë e të cilës policët nuk kanë marrë rregullisht paga.

Kriza ishte në rritje dhe pas masave të sigurisë të cilat u rritën gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2016.

Masat e sigurisë kanë dhënë rezultate pozitive në lagjet e varfra të qytetit, por konfliktet e ndërsjellta midis grupeve kriminale dhe konfliktet me policinë janë rritur ndjeshëm pas Lojrave Olimpike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit