Sudan, këshilli ushtarak dhe opozita pajtohen për trazicion të pushtetit

Mos i humb

Këshilli Ushtarak i Sudanit në pushtet ka nënshkruar një marrëveshje për koalicion të grupeve të opozitës që përcaktojnë rrugën për krijimin e autoriteteve civile në këtë vend afrikan.

Marrëveshja u nënshkrua pas negociatave maratone të mbajtura mbrëmë nga delegacionet e Këshillit Ushtarak dhe Forcës së Lirisë dhe Ndryshimit.

Në nënshkrimin e marrëveshjes në Khartoum morën pjesë edhe delegacionet ndërmjetësuese, por deri tani nuk kanë shpalosur detaje të aktit nënshkrues.

Pas muajsh protestash anti-qeveritare, ushtria sudaneze në prill përmbysi presidentin Omar al-Bashir, i cili qeverisi këtë vend afrikan që nga viti 1989.

Ushtria krijoi këshill ushtarak të përkohshëm që të qeverisë vendin për një periudhë dy vjeçare. Opozita kundërshton sundimin e ushtrisë dhe kërkon formimin urgjent të autoritetit civil në këtë vend afrikan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit