Brazil, rritet në 4.543 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 338 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka njoftuar se me 338 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 4.543, ndërsa me 4.613 raste të reja, bilanci i të infektuarve ka shkuar në 66.501.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se hetohet shkaku i vdekjes së 1.136 personave të tjerë.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit