Brazili hap zyrë diplomatike në Kuds

Mos i humb

Ministri i Transportit dhe zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz, njoftoi se Brazili ka hapur zyrë diplomatike në Kuds.

“E falënderoj Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për hapjen e zyrës diplomatike në Kuds gjatë vizitës së tij në Izrael”, shkroi Katz nga llogaria e tij në Twitter.

Katz gjithashtu shpërndau një foto ku përshëndetet me homologun e tij brazilian, Ernesto Araujo.

Ai nuk dha detaje rreth natyrës së zyrës diplomatike, ndërsa Bolsonaro i cili më parë kishte folur në drejtim të hapjes së ambasadës së tyre në Kuds, të premten kishte deklaruar se në Kuds mund të hapin një zyrë tregtisë.

Sipas lajmit të një gazete lokale në Izrael, Bolsonaro gjendet në Izrael për një vizitë 3 ditore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit