Brazili mbyll kufirin e tij për emigrantët nga Venezuela

Mos i humb

Brazili, shtet i Amerikës Jugore, ka mbyllur kufirin tokësor për emigrantët që vijnë nga shteti fqinj, Venezuela.

Sipas lajmit të BBC-së, gjyqtari federal Helder Barreto ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Brazil të emigrantëve nga Venezuela, të cilët po ikin nga trazirat ekonomike dhe politike në vend.

Në vendim thuhet se kalimet do të ndalohen deri sa të ofrohen kushtet e përshtatshme për fluksin e madh të njerëzve.

Ndalesa nuk do të përfshijë emigrantët që vijnë nga rrugët ajrore dhe detare.

Epidemia e fruthit

Në anën tjetër, vendimi për ndalesë është marrë në periudhën e njëjtë kur kanë filluar të merren masat kundër rasteve të fruthit, të cilat u përhapën në provincat veriore të shtetit me ardhjen e zgjeruar të emigrantëve nga Venezuela.

Epidemia e cila është konstatuar në provincat Amazonas dhe Roraima, ku emigrantët nga Venezuela qëndrojnë në masë të madhe, ka prekur më shumë se 1 mijë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e fëmijëve.

Nga kufiri tokësor në Brazil gjatë një dite hynin 800 emigrantë nga Venezuela.

Si pasojë e krizës ekonomike dhe konflikteve politike të cilat po vazhdojnë për 3 vite në Venezuelë, mijëra persona po emigrojnë në shtetet fqinje si Kolumbi dhe Brazil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit