Brazili në alarm pas identifikimit të rastit të tretë me mutacionin Omicron të koronavirusit

Mos i humb

Brazili ka regjistruar një tjetër rast me mutacionin Omicron të koronavirusit. Ky është rasti i tretë i shënuar në vend, ndërsa bëhet me dije se është identifikuar një 29-vjeçar asimptomatik.

29-vjeçari është diagnostikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sao Paulos pasi ishte kthyer nga Etiopia.

Me regjistrimin e një rasti tjetër, autoritetet shëndetësore në Brazil janë vënë në alarm, ndërsa kanë vënë në pikëpyetje planet për lehtësimin e kufizimeve gjatë festave.

Ndërkohë ditën e djeshme dy misionarë brazilianë në Afrikën e Jugut u diagnostikuan me këtë variant në të njëjtin aeroport.

Sakaq qeveria ka njoftuar se do të rishikohen planet për të lehtësuar masat, për shkak të variantit të ri të përhapur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit