Bregu Perëndimor, plagoset një palestinez në përleshjet me ushtrinë izraelite

Mos i humb

Një i ri palestinez është plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite në qytetet Ramallah dhe Nablus të Bregut Perëndimor.

Përleshjet shpërthyen në fshatin Mazraa al-Gharbiya në veri të Ramallahut, pasi banorët e fshatit kërcënoheshin se do t’u konfiskohet toka e tyre për të bërë rrugë për njësitë izraelite.

Ushtarët izraelitë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe municion të gjallë për të shpërndarë palestinezët e zemëruar.

Ndërkohë, në Nablus përleshjet shpërthyen pranë qytetit Beita midis dhjetëra të rinjve palestinezë dhe trupave izraelitë.

Ushtria izraelite, e cila ka mbyllur hyrjen perëndimore të qytetit, ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët e rinj.

Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për protesta dhe marshime përgjatë Bregut Perëndimor për të protestuar ndaj vrasjes së parë këtë javë të një anëtari të ri të Lëvizjes palestineze Hamas./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit