Brenda dy javësh Ministria e Kulturës zhvendoset në Prizren

Mos i humb

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se një pjesë e stafit të ministrisë brenda dy javëve pritet të zhvendoset në objektin e ri të ministrisë në qytetin e Prizrenit.

Ai ka thënë se kjo zhvendosje do të bëhet për të qenë sa më afër qytetit më kulturor të Kosovës, Prizrenit.

“Tashmë jemi në fazën finale të pajisjes së zyrës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me orenditë e duhura besoj se brenda disa ditësh do të kemi objektin e gatshëm, tashmë gjitha pajisjet, infrastruktura ka përfunduar në zyrat e MKRS-së në qytetin e Prizrenit dhe besoj që për disa ditë ndoshta dy javë do ta kemi të gatshëm objektin që natyrisht do ta përurojmë”, ka thënë Gashi.

“Një pjesë e ministrisë së Kulturës, përkatësisht kabineti i ministrit dhe një pjesë e departamentit të trashëgimisë kulturore dhe departamentit të kulturës do të jenë pjesë e këtij objekti në qytetin e Prizrenit në mënyrë që të jenë më afër aktiviteteve kulturore dhe gjithsesi pjesës së trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit”.

Ministri Gashi ka thënë se faji i vonesës së kësaj zhvendosjeje është Komuna e Prizrenit, e cila nuk kishte arritur t’ia dorëzojë me kohë objektin ministrisë.

Sipas tij, objekti është pajisur dhe tani edhe stafi i ministrisë është i gatshëm për zhvendosjen e tyre./kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit